Çekia shpall listën e lojtarëve me Shqipërinë, konfirmohet mungesa e Schick

3 Tetor 2023 | 14:35

Çekia do të vijë me disa ndryshime në përballjen ndaj Shqipërisë që luhet më 12 tetor në stadiumin “Air Albania”. Trajneri Silhavy ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë ndeshje të rëndësishme për të dyja skuadrat, ndërsa ajo çka konfirmohet është mungesa e sulmuesit Patrick Schick. Ky i fundit prej muajsh vijon të jetë i dëmtuar, ndërsa koha për rikuperimin është e gjatë, ndaj nuk do të luajë përballë kuqezinjve.

Lojtarët kryesorë të ekipit janë thirrur edhe në këtë përballje që vlerësohet maksimalisht për rrugëtimin drejt Euro 2024, mes tyre dhe kapiteni Soucek. Duke u nisur nga katërkëndëshi, portieri Pavlenka pritet që të jetë titullar ndaj kuqezinjve. Reparti i mbrojtjes do t’i besohet katërshes që numëron dhe më tepër minutazh me Brabec, Holes, Coufal e Krejci. Soucek, Kral dhe Cerny pritet që të reshtohen në mesfushë, ndërsa emri i konfirmuar në sulm është ai i Kuchtas, i mbështetur nga dyshja Cvancara-Hlozek.

Çekia renditet në vendin e dytë me 8 pikë, teksa grupi E udhëhiqet nga Shqipëria e cila regjistron 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Kuqezinjtë ende nuk e kanë publikaur listën e lojtarëve të thirrur, por ajo çka pritet është një rikthim i Armando Brojës, ndërsa siç tashmë dihet në diskutim janë dhe Mucolli apo Shabani. Grumbullimi i kuqezinjve do të nisë më 8 tetor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026