Van Gogh, një ekspozitë e re në Paris me ndihmën e inteligjencës artificiale

3 Tetor 2023 | 16:57

Piktori post impresionist Vincent van Gogh ringjallet si pjesë e një ekspozite që bazohet në teknologjinë e përparuar, gjeneruese të inteligjencës artificiale.

Presidenti i Musée d’Orsay, Christophe Leribault tha se ekspozita, e cila gjithashtu përfshin elemente të realitetit virtual, premton të jetë një “zbulim” në lidhje me një artist “të gjithë e njihnin”.

Shpërthimi i fundit krijues i Vincent van Gogh gjatë betejave të tij sfiduese me shëndetin mendor është fokusi i ekspozitës në Musée d’Orsay të Parisit, me rreth dyzet piktura dhe rreth njëzet vizatime nga dy muajt e tij në Auvers-sur-Oise, që do të nxjerrin në pah këtë periudhë në mënyrë tematike: peizazhet e para që përshkruajnë fshatin, portrete, natyra të qeta, peizazhe të fshatit përreth.

Ekspozita do të prezantojë gjithashtu një seri pikturash në një format dyfish të zgjatur katrore, unike në veprën e Van Gogh-ut.

Dhimbjen e jetës së tij të përvuajtur Van Gogh e shndërroi në bukuri mahnitëse. Ai përdori pasionin dhe dhimbjen për të portretizuar ekstazën, gëzimin dhe madhështinë e botës në mënyrë gjeniale, duke e bërë piktorin një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave.

Ekspozita përbën kulmin e viteve të kërkimit të kësaj faze vendimtare të jetës së Van Gogh, dhe do të lejojë më në fund publikun ta vlerësojë në dimensionin e tij të vërtetë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026