Karçanaj: AKSHI, me ndihmën e partnerëve amerikanë, drejton Qendrën Qeveritare Operacionale të Sigurisë Kibernetike
Një Qendër Operacionale sigurie, e organizuar sipas modelit amerikan dhe me teknologji të avancuar, tashmë po operon në vendin tonë.
Prej 10 muajsh, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit është ngritur Qendra Qeveritare Operacionale e Sigurisë e cila mbron infrastrukturat dhe sistemet qeveritare nga çdo sulm kibernetik.
Lajmi u bë i ditur nga drejtoresha e AKSHI-it, Linda Karçanaj e cila zbuloi se Qendra u ngrit në bashkëpunim me aleatët amerikanë.
“Një qendër moderne, një grup ekspertësh shqiptarë e të huaj si dhe bashkëpunimi me aleatët amerikanë mbrojnë infrastrukturat dhe sistemet qeveritare nga çdo sulm kibernetik. Prej 10 muajsh, AKSHI ka ngritur Qendrën Qeveritare Operacionale të Sigurisë e cila ruan në kohë reale hapësirën digjitale. E organizuar sipas modelit amerikan dhe me teknologjinë më të mirë, Qendra Qeveritare Operacionale e Sigurisë ka parandaluar me sukses çdo tentativë keqdashëse duke garantuar siguri të plotë”, tha Karçanaj.

Pas sulmit të fortë kibernetik nga Irani vitin e kaluar, AKSHI në bashkëpunim me partnerët amerikanë, i është përgjigjur përmes ngritjes së kësaj qendre operacionale e cila ka ndalur çdo tentativë të mundshme sulmi. Karçanaj bën me dije se nga pas gjendet një ekip i plotë ekspertësh, që përmes teknologjisë më të mirë garantojnë siguri nga sulmet keqdashëse.

“Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike, ku secili duhet t’i kushtojë vëmendje rrezikut nga sulmet. Me partnerët amerikanë, AKSHI po garanton një mjedis të sigurt digjital duke i mundësuar institucioneve jo vetëm siguri, por edhe shanse për t’u zhvilluar si një ekonomi e fortë. Mirënjohje vajzave dhe djemve profesionistë të ekipit, heronjve të heshtur në frontin e sigurisë kibernetike që mundësojnë ruajtjen e vendit tonë”, tha Karçanaj, e cila publikoi edhe foto nga puna e përditshme e Qendrës Operacionale të Sigurisë.
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës