Opozita serbe i del në krah Kosovës, akuza të forta për Vuçiç
Politikani serb, Nikola Sanduloviç deklaroi për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se sulmi i 24 shtatorit në veri të Kosovës ishte një aksion terrorist i sofistikuar.
Sipas tij, përgjegjësia për këtë bie mbi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
“Që t’i dorëzohet Radoiçiçi institucioneve të Kosovës do të ishte një dritë jeshile. Një kriminel si Radoiçiç me siguri do e tërhiqte dhe Vuçiçin me vete. Nuk e besoj. Jam i bindur që diçka e tillë nuk ka për të ndodhur. Nëse kjo do të ndodhte edhe Vuçiç do të humbiste me të. Sidoqoftë, që të diskutojmë që Radoiçiç të dorëzohet është plotësisht e pamundur. Në Kosovën veriore nuk mund të ndodhë asgjë pa dijeninë e Aleksandër Vuçiç, pra një sasi aq e madhe armësh nuk mund të kalojë në atë mënyrë, nuk mund të kalojë nëpër Bosnjë apo shtete të tjera. Si mund ta besoni? Nuk mund ta besoni! Është ofendim i inteligjencës tonë,” – u shpreh Sanduloviç.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët