Politikani i opozitës serbe: E njohim Kosovën si shtet të pavarur, Vuçiç kriminel
Politikani i opozitës serbe, Nikola Sanduloviç deklaroi për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se ata e njohin Kosovën si shtet të pavarur, ndërsa e cilësoi presidentin Vuçiç si kriminel.
Ky i fundit, sipas Sanduloviç ka organizuar sulmin e 24 shtatorit në Veri dhe nuk ka asgjë që mund të ndodhë në këtë zonë pa dijeninë e Vuçiç.
“Nuk mund ta pranoj dhe më besoni, një pjesë e madhe e serbëve në Serbi nuk e pranojnë diçka të tillë dhe kur Aleksandër Vuçiç flet në emër të Serbisë, dua ta dini që ai flet në emrin e tij personal, për lirinë e tij. Serbia nuk e ka të nëjjtin mendim si Aleksandër Vuçiç. Një shtet demokrat i lirë do që të jetë në miqësi me popullin shqiptar. Unë jam prezantues i një Serbie demokrate. Një pjesë e Serbisë normale e mendon Kosovën si një vend të pavarur dhe ne patjetër e mbështesim si vend,” – u shpreh Sanduloviç.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar