Xheni Karaj: Jap shpirtin dhe gjakun për partneren time, jam sulmuar në 8 vite

4 Tetor 2023 | 09:49

Aktivistja e LGBT+, Xheni Karaj ishte mëngjesin e kësaj të mërkure në “Good Morning Albanians” për të folur rreth një lajmi i cili qarkulloi ditën e djeshme ku flitej se Kisha Katolike mund të jetë duke sinjalizuar pranimin e martesave mes çifteve brenda të njëjtës gjini.

Duke debatuar me pastorin Paulin Vilajeti, i cili tha se kisha nuk i takon as pastorit dhe as papës, por e ka sjellë Krishti dhe askush nuk mund ta shkatërroj atë. Ai tha se në Kishë njerëzit shkojnë që perëndia t’i çlirojë njerëzit nga mëkatet që kanë.

Një krahasim që ai bëri duke thënë se njerëzit mund të praktikojnë edhe zoofili, por nuk mund ta quajnë atë dashuri,  bëri që aktivistja të reagonte me tone të ashpra duke thënë se askush nuk duhet të flasë për marrëdhënien e saj me partneren e saj.

“Unë kam 8 vite që investoj në marrëdhënien time që jap shpirtin, jap gjakun, e respektoj, e dashuroj marrëdhënien time. E kam ngritur me mund marrëdhënien time, me sakrifica, jam sulmuar tre herë në rrugë me marrëdhënien time. Ti dhe askush tjetër nuk keni asnjë lloj të drejte të më thoni që marrëdhënia juaj është më pak se marrëdhënia jonë, jo nuk keni vend në kish se po të vini ju në kishë do bëhen të tjerët si ju. Nuk janë mesazhet e zotit këto janë mesazhet tuaja”,-tha Xhani Karaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024