Karaj debat me pastorin: Mos bëj lojëra mua, mos e krahaso dashurinë time me dhinë
Aktivistja e LGBTQI+ Xheni Karaj është përplasur me pastorin Paulin Vilajeti, në studion e emisionit Good Morning Albanians” në Euronews Albania.
Ajo i është drejtuar pastorit duke i thënë që të mos sjellë krahasime që mund ta ofendojnë atë, duke shtuar se Kisha duhet të jetë gjithpërfshirëse për të gjithë individët.
Më tej ajo i është drejtuar atij duke i thënë se nuk mund ta krahasoj zoofilinë me dashurinë.
“Gjatë gjithë kohës ti sjell krahasime që më ofendojnë mua, dhe qëllimi jot është absolutisht ti. Nuk kam ndërmend të të lejojë të flasësh, nëse ti ngre këtë lloj retorike. Nuk mund të krahasosh ti zoofilinë me dashurinë që kam unë për partneren time dhe të ma kamuflosh me këtë dashurinë e krishterë. Po flasim me njerëz që dashurojnë, për njerëz që kanë të drejtën të jetojnë me dinjitet, për njerëz që kanë të drejtën që të kenë akses në institucionet e besimit të cilat janë uzurpuar nga mashtrues që instrumentalizojnë dhe e përdorin fenë për qëllime të tyre. Në asnjë moment Jezu Krishti nuk ka përjashtuar asnjë. Nuk mund të bësh lojëra me publikun dhe lojëra me mua dhe të më fyesh inteligjencën mua. Ajo që thotë Papa është se kisha duhet të jetë gjithpërfshirëse për të gjithë individët”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij