Molliqaj: Jam kundër shpërnguljes dhe heqjes së serbëve nga Veriu, s’dua konflikt

4 Tetor 2023 | 15:36

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj tha në një intervistë për Euronews Albania se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një çështje e padiskutueshme.

Ai u shpreh se është kundër shpërnguljes dhe heqjes së serbëve nga Veriu, gjë që sipas tij do të sjellë konflikt.

“Që do të ketë dialog është e padiskutueshme, që ky kryeministër do shkojë në dialog është e panegociueshme, që bashkësia ndërkombëtare s’e ka lëvizur asnjë prese në një marrëveshje të dëmshme si për veriun dhe për Preshevën kjo është e vërtetë. Dialogu duhet të ndryshojë kornizë, autonomia e serbëve në veri është tharmi i konfliktit në Kosovë. Nga ana tjetër shqiptarët e Luginës po përdoren vetëm ku i duhen politikës. Për mua ata në Preshevë janë më të rrezikuarit dhe në vijën e parë të frontit. Unë  jam kundër shpërnguljes së serbëve nga veriu i Kosovës, ajo që nuk e ka kurrë mbështetjen time qeveria e Kosovës është konflikti. Qeveria e Kosovës do ketë mbështetjen time nëse është gati për një marrëveshje paqeje të përjetshme jo për populizma”, tha Molliqaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024