Ndërhyrjet te TIMS, Prokuroria i kërkon ndihmë SPAK: Të kryhet ekspertim kompjuterik
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ndihmën e SPAK, lidhur me hetimet që janë duke u kryer për ndërhyrja tek të dhënat e sistemit Tims.
Lidhur me këtë çështje institucioni i akuzës ka vendosur që të kryhet ekspertim kompjuterik. Për këtë, prokuroria ka kërkuar që ky ekspertim të kryhet nga ekspertët e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ky vendim është marrë pasi laboratori i teknologjisë së SPAK, është një laborator elspertimi i kushteve bashkohore.
Nga hetimet e deritanishme Ervin Muça ka hyrë në zyrat ku ndodhej serveri në orët e vona të mbrëmjes, bashkë me një punonjës të AKSH Klodian Mazari.
Nga të dhënat e deritanishme mësohet se ata kanë hyrë në zyrat ku ndodhej serveri me kartën e një punonjëse të policisë e cila në atë periudhë ishte me leje.
Kujtojmë se pas kallëzimit të AMP-së për ndërhyrje të sistemit TIMS, prokuroria e Tiranës regjistroi procedim penal dhe nisi hetimet për çështjen në fjalë. Procedimi u regjistrua për Shpërdorim detyre” dhe “Ndërhyrje e pa autorizuar”.
Pas nisjes së hetimeve, Prokuroria i kërkoi AMP të marrë në pyetje të gjithë zinxhirin drejtues dhe efektivët baza që kanë pasur lidhje me rastin konkret.
LEXONI GJITHASHTU:
Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë