“Keni mbështetjen tonë”- Ministri i Jashtëm grek takon Kryepeshkopin Janullatos

6 Tetor 2023 | 13:31

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis, ka zhvilluar këtë të premte një takim me  Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos.

Përmes një deklarate të shpërndarë nga Ministria e Jashtme Greke, ministri Gerapetritis e ka falenderuar Kryepeshkopin për punën e bërë në Shqipëri.

Gjithashtu bëhet me dije se ai përcolli mbështetjen e shtetit grek për Janullatos.

“Është një nder i madh për mua, Fortlumturia Juaj, që jam sot këtu në Kryedioqezë si përfaqësues i shtetit grek dhe kam privilegjin t’ju takoj personalisht. Është shumë domethënëse puna që keni kryer gjatë 32 viteve të fundit.

Është një vepër dashurie, solidariteti dhe kontributi në të gjitha nivelet, duke reflektuar pikërisht atë që ne të gjithë ndjejmë. Besoj gjithashtu se urat që na bashkojnë, Ortodoksia që është origjina jonë e përbashkët kulturore, gjejnë shprehjen e tyre më të mirëfilltë dhe domethënëse në personin tuaj.

Dua të përcjell jo vetëm besimin e shtetit grek ndaj jush, por edhe mbështetjen e tij të plotë për punën tuaj dhe që ju të vazhdoni me të njëjtin zell, me të njëjtin zjarr kontributi vetëmohues, në mënyrë që ortodoksët të ketë gjithmonë udhëheqësin e tyre shpirtëror”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026