“Sulm terrorist e tinëzar”- Bearbock: Serbia të sqarojë rrethanat e 24 shtatorit

6 Tetor 2023 | 13:52

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Bearbock, deklaroi në përfundim të ministerialit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, se e ardhmja e rajonit është ne BE dhe bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të integrimit.

“Është një entuziazëm për Evropën në këtë rajon. Është e qartë që e ardhmja e tyre, e rinisë së këtyre vendeve është në Evropë. Nëse Evropa nuk vjen këtu, ata do të gjejnë rrugë për të shkuar drejt saj, siç dhe e kanë bërë. Ndaj duhet të përshpejtojmë procesin e integrimit”, tha BearBock.

Gjithashtu ministrja e Jashtme gjermane dënoi sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës dhe kërkoi nga Serbia të çojë përpara procesin hetimor dhe të sqarojë rrethanat e ngjarjeve të 24 shtatorit dhe dhunimin e ushtarëve të KFOR.

Ajo shtoi se shtimi i trupave të NATO-s në Kosovë është një sinjal se Perëndimi qëndron vigjilentë dhe kërkon një stabilitet afatgjatë.

“Duhet të shmangim njëherë e mirë shkëndijat e vjetra të zjarrit dhe vatrat e konfliktit.

Provokimet e palës serbe përmes rritjes së trupave ushtarake në kufirin me Kosovën e kanë nxehur edhe më tej situatën. Për këtë biseduam gjatë këtij takimi. Kjo vjen pas një sulmi tinëzar ndal policisë së Kosovës prej një bande terroriste të armatosur deri në dhëmbë. Presim nga Serbia të çojë përpara proceset hetimore të ngjarjeve të 24 shtatorit dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave ashtu sikundër dhe për ngjarjet e majit për dhunën ndaj KFOR.

Përmes ritjes së trupave të NATO ne japim një mesazh shumë të qartë që qëndrojmë vigjilentë dhe kontribuojmë në terma afatgjatë për stabilitet dhe të ardhmen e rajonit e kemi përzemër.

Por çelësi i zgjidhjes është në Beograd dhe Prishtinë”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026