Igli Hasani: Presim hetim serioz nga Serbia për sulmin në Banjskë
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka thënë në një konferencë për mediat se presin hetim nga Serbia për sulmin në Banjskë.
Qëndrimi i dialogut, sipas tij mbetet i pandryshuar, por grupi kriminal që shkaktoi vdekjen e një rreshteri në Veri duhet hetuar.
“Nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimeve të ministrave të Jashtëm. Ka ndryshime në gjeopolitikë. Ka ndodhur një sulm kriminal. Qëndrimi ndaj dialogut mbetet i pandryshuar dhe është në harmoni të plotë me SHBA e BE. Kemi deklaruar disa herë se formati i dialogut duhet ngritur në nivelin e një konference dhe normalizimi me planin franko-gjerman si udhërrëfyes. Presim që Serbia të nisë një hetim serioz për grupin kriminal. Dialogu është rruga e vetme drejt paqes dhe duhet të punojmë me guxim drejt normalizimit të marrëdhënieve,” – u shpreh Hasani.
Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një grup të armatosur në Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.
Sulmuesit e armatosur, rreth 30 persona, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit.
Autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi. Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjës Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar fajësoi serbët e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë