“Rama kërkon të caktojë përfaqësuesit e opozitës”, Berisha paralajmëron protesta

6 Tetor 2023 | 13:03

Sali Berisha paralajmëroi këtë të premte protesta nga opozita por pa dhënë një datë konkrete.

Ai komentoi edhe përplasjet e një dite më parë në parlament duke thënë se kryeministri Rama kërkon që të caktojë përfaqësuesit e opozitës në komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore.

“ Akti i djeshëm në Parlament përbënte atentatin më të shëmtuar të narko-shtetit ndaj pluralizmit parlamentar në 32 vite. Rama tregoi se nuk pranon pluralitetin e vërtetë në Parlament dhe në një akt të pashembulltë merr përsipër ti caktojë opozitës përfaqësuesin që do ai siç bëri në zgjedhjet e 14 majit me kryetarin e koalicionit. Të gjitha këto janë çështje thelbësore që opozita do t’u përgjigjet.  Thelbi është me protesta të fuqishme dhe përpjekje të tjera komplekse.  Në 2021 nuk u bë betejë pas zgjedhjeve, e vetmja betejë ishte ajo për të qeverisur së bashku Rama me pengun e tij Lul brava.  Nuk do ta njohim një akt që përjashton opozitën, nuk do të njohim kurrë një kryetar që e cakton Edi Rama, por përgjegjësia do të bjerë mbi ata që do të çojnë vendin drejt destabilizimit. Nuk ka shqiptar, në 600 mijë që kanë votuar kundër qeverisë, nuk janë as 10 që mund të pranojnë që përfaqësuesin e tyre ta caktojë Rama. ne do të bëjmë gjithçka që ai të përballet me pasojat”- është shprehur Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të...
14:43 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari”. Sipas informacioneve paraprake, në...
18:49 | 23/06/2026