Plani kombëtar spitalor, Rakacolli: Asnjë spital s’mbyllet, bëjmë efiçente shërbimet

6 Tetor 2023 | 16:35

Spitali i Tepelenës nuk do të mbyllet e as kthehet në një qendër shëndetësore. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një intervistë për Euronews Albania sqaron se ajo çfarë do të ndodhë, është ndryshimi i destinacionit për çfarë do të përdoren këta 72 shtretërit që disponon sot ky spital.

“Spitali i Tepelenë nuk mbyllet, spitali transformohet me nevojat që ka popullsia e Tepelenës. Shtretërit që janë nuk do të ndryshojnë, por do të ndryshojë destinacioni. Nëse ka qenë për kirurgji dhe kirurgji nuk është bërë në Tepelenë, këta shtretër do të shkojnë për të sëmurë që kanë nevojë për riaftësim. Janë shtuar patologjitë malinje qe kanë nevojë për kujdes paliativ, pra këta shtretër do të shkojnë për t’i shërbyer popullatës”, tha Rakacolli.

Pas konsultimeve me ekspertë jo vetëm të shëndetësisë, por edhe të demografisë dhe ekonomistë, një vit më parë është hartuar dhe miratuar plani kombëtar spitalor, mbi bazën e të cilit deri në vitin 2030 të gjitha spitalet do të kalojën në një reformim dhe shpërndarje të shtretërve në mënyrë që t’i përgjigjen nevojave që kanë qytetarët sot.

”Nuk ka mbyllje spitalesh nuk ka ulje të numrit të shtretërve, ka thjesht një ndryshim të destinacionit të tyre dhe ky ndryshim është për të përmbushur nevojat reale që ka popullsia me demografi të ndryshuar në Shqipëri sot. Ka ndryshuar dhe sëmundshmëria janë shtuar sëmundjet kronike është shtuar nevoja për shërbime të cilat kanë qenë te pambuluara, krejtësisht siç është riaftësia, geriatria, kujdesi paliativ. Të gjitha këto ndryshime kanë sjellë domosdoshmërinë që të shikohet një rishpërndarje e shtretërve spitalorë dhe ndryshim destinacioni në përputhje me nevojat që ka popullsia në të gjitha rajonet”, shpjegoi Rakacolli.

Shqipëria sot ka 3,4 shtretër për 1000 banorë, shifër kjo mbi mesataren botërore e cila është 2,9 shtretër për 1000 banorë. Në vendin tonë ofrohet shërbim publik në 5 spitale universitare, 1 terciar, 11 rajonale dhe 24 bashkiake. Shfrytëzimi i shtratit varion nga 95% në spitalet terciare dhe universitare, deri në 25% në spitalet bashkiake.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026