Bllokuan foltoren, përjashtohen 10 ditë nga punimet e Parlamentit 8 deputetë të PD

6 Tetor 2023 | 16:51

Komisioni i Etikës përjashtoi me 10 ditë nga punimet e Parlamentit 8 deputetë të Partisë Demokratike.

Kërkesa për përjashtimin e tyre erdhi nga PS që kërkoi marrjen e masave për deputetët e opozitës që një ditë më parë bllokuan votimin e projektligjeve në parlament.

Deputetë e përjashtuar janë Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Asllan Dogiani, Luan Baçi dhe Gazmend Bardhi.

Në momentin e votimit, deputetët e mësipërm me në krye Gazment Bardhin bllokuan foltoren e Kuvendit, vendet e uljes së ministrave dhe foltoren e folësve.

Shkak për këtë ishte kërkesa e Gazment Bardhit për të votuar në rendin e ditës ndryshimet në përbërjen e komisionit të posacëm të reformës zgjedhore, gjë e cila u kundështua nga shumica qeverisëse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026