“Të vendosur kundër terrorizmit”, Hasani reagon për sulmin me raketa në Izrael
Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas sulmit masiv me raketa të Hamas në Izrael, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën mbi 15 të tjerë.
Përmes një postimi në platformën X, Hasani shprehet se Shqipëria dënon ashpër sulmin kundër Izraelit dhe qëndron e vendosur kundër terrorizmit.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm nga Hamasi kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shprehet Hasani.
Dhjetëra persona të armatosur nga grupi militant islamik Hamas raportohet se kanë hyrë në Izraelin jugor në një sulm të befasishëm dhe aktualisht janë të lirë.
Ushtria izraelite thotë se ka shpallur gjendjen e “gatishmërisë për luftë” dhe ka thirrur rezervistët në përgjigje të sulmit.
Izraeli ka nisur gjithashtu sulme ndaj objektivave në Gaza.
Një person është vrarë në Izrael dhe ka pasur raportime për shpërthime pranë Tel Avivit dhe zonave përreth Gazës.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës