VIDEO| Hamasi merr peng civilë e ushtarë, hakmerret Izraeli. Goditet “zemra” e Gazas

7 Tetor 2023 | 19:30

Izraeli dhe Palestina kanë nisur një luftë të re frontale. Ishte Hamasi, organizata palestineze që nisi të shtunën sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite. Në mënyrë të befasishme, persona të armatosur kaluan kufirin, ndërkohë që një breshëri e madhe raketash u lëshuan nga Rripi i Gazës.

“Grupi militant Hamas ka nisur një luftë që Izraeli do ta fitojë”, tha ministri i mbrojtjes i Izraelit.

Deri më tani në Izrael raportohet për mbi 100 persona të vrarë dhe rreth 985 të plagosur, ndërsa bilanci te palestinezët është edhe më tragjik. Sipas raportimeve, deri më tani janë vrarë 198 palestinezë dhe janë plagosur mbi 1600 të tjerë.

Hamasi publikoi një deklaratë duke thënë se mbi 5.000 raketa janë lëshuar në kuadër të operacionit që e ka quajtur “Përmbytja Al-Aksa”.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite më herët konfirmoi se “ushtarë dhe civilë” janë rrëmbyer nga militantët palestinezë dhe po mbahen peng në tunele.

Tani, Hamasi ka thënë se “Robërit izraelitë janë vendosur në vende të sigurta dhe në tunele”, deklaroi Hamasi.

Ata nuk kanë dhënë asnjë detaj se ku janë këto “vende të sigurta” apo tunele dhe nëse janë kthyer në Gaza apo në Izrael.

Si pjesë e sulmeve hakmarrëse të Izraelit, avionët luftarakë kanë goditur disa ndërtesa në qendër të qytetit të Gazës, duke përfshirë një ndërtesë 11-katëshe të quajtur Palestine Tower.

Ajo strehon stacionet radiofonike të Hamasit dhe ka një kinema në katet e para.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e detyruar operatorin kombëtar hekurudhor SNCB...
14:28 | 24/06/2026

Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

Kur rezultatet e referendumit të Mbretërisë së Bashkuar u shpallën në mëngjesin e 24 qershorit 2016, një valë mosbesimi u përhap në të gjithë Bashkimin Evropian (BE),...
14:19 | 24/06/2026

Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se bisedimet diplomatike me Iranin do të ndërpriten menjëherë nëse Teherani përpiqet të mbledhë tarifa nga trafiku...
14:07 | 24/06/2026