“Letra për Biden mbi Kosovën”, gazetarja: SHBA-së ju kërkua të dënojë sulmin
Gazetarja Kozeta Turishta ishte e ftuar këtë të diel në një intervistë për Euronews Albania ku tha se organizata shqiptare-amerikane i kanë dërguar letër presidentit të SHBA-së Joe Biden duke i kujtuar marrëdhënien e veçantë me Kosovën.
Ata kanë kërkuar që Amerika dhe Bashkimi Europian të ndërhyjnë sa më shpejtë për të dënuar sulmet që i janë bërë Kosovës nga Serbia.
“Do doja të shtoja dhe për sulmet që ndodhën nga Serbia ndaj Kosovës, kanë qenë organizata shqiptare-amerikane këtu në Amerikë që i kanë shkruar një letër presidentit Joe Biden, ku i kanë kujtuar edhe marrëdhënien e veçantë që Amerika ka me Kosovën dhe i kanë kërkuar që Amerika dhe Bashkimi Europian të ndërhyjnë sa më parë e të bëjë të mundur dënimin për të gjitha sulmet edhe të keqen që Serbia ka kundrejt Kosovës”,-tha gazetarja.
E pyetur se sa mund të ndikojë konflikti izraelito-palestinez te çështja e Kosovës, ajo u përgjigj:
“Nuk mendoj se do të tërhiqet vëmendja ndaj Kosovës për sa kohë që Amerika është faktori numër një sa i takon edhe pavarësisë së Kosovës. Ndaj nuk mendoj se mund ta heqin vëmendjen nga Kosova. Megjithatë për momentin e gjithë bota i ka sytë te Izraeli dhe fokusi kryesor pa diskutime mbetet te Izraeli, për sa kohë që aty ka pasur 200 të vdekur, mendoj se Amerika do të ndërhyjë me gjithçka që ka në dorë, ne urojmë që të mos i heqë sytë as nga Kosova”,-u shpreh Kozeta Turishta.
LEXONI GJITHASHTU:
Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
- 14:32 Studimi, gjithnjë e më shumë të rinj konsumojnë kokainë
- 14:30 Parisi po kërkon rezerva për kube akulli për t’u përballur me goditjen nga nxehtësia
- 14:26 Rusia mohon se mund të ketë kërkuar ndihmë lufte nga Bjellorusia
- 14:25 Parisi ndalon konsumin dhe shitjen e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje
- 14:23 Presidenti i Ekuadorit shpall të premten ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë
- 14:21 “Fake news” pushtojnë Kupën e Botës: Më shumë lajme, foto dhe video të rreme se kurrë më parë