“Shqipëria importoi vaj ulliri nga Maroku dhe Egjipti”, fermeri tregon arsyen

9 Tetor 2023 | 08:10

Disa ditë më parë fermeri Alban Cakalli ka bërë një hartë shumë të veçantë ku tregon për zonat e Shqipërisë ku rriten më shumë perime apo fruta të caktuara. Nuk mbetet pas as blegtoria, e cila po ashtu është e përfshirë në këtë hartë.

Harta ka pasur shumë impakt, është shpërndarë shumë në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë komente dhe sugjerime nga qytetarë që jetojnë në zona të ndryshme të vendit.

Në një intervistë për emisionin GoogMorning Albanians në Euronews Albania ai tha se Shqipëria është duke importuar vaj ulliri nga Maroku dhe Egjipti.

“Dua të përmend një fakt çfarë ndodhi këtë vit me vajin e ullirit; në fillim u ankuam se nuk kishte tregje, por kur fermerët u demoralizuan ua morën me çmim diku te 4 euro litri dhe kjo bëri që i gjithë vaji të konsumohej në Itali. Ne pastaj importuam dyfishin e sasisë që eksportuam. Hoqëm vajon tonë të mirë të ullirit dhe pastruam të gjitha stoqet e vendeve të Mesdheut. Kjo nuk duhet të  kishte ndodhur, duhet të ketë më shumë kontrolle nga Ministria e Bujqësisë”, tha fermeri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024