Rama takim me presidentin Begaj, zbardhen temat e diskutuara

9 Tetor 2023 | 13:50

Kryeministri Edi rama ka zhvilluar këtë të hënë një takim me kreun e shtetit Bajram Begaj.

Lajmi është konfirmuar nga vetë shefi i qeverisë i cili ka shpërndarë në rrjete sociale një foto në krah të presidentit, ku zbulon dhe temat e diskutuara.

Rama bën me dije se në qendër të diskutimit ka qenë mbajtja e takimit të Procesit të Berlinit në Tiranë më 16 tetor, si dhe vizita në Shqipëri e presidentit të Francës Emanuel Macron.

“Me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar”, shkruan Rama në facebook.

Kujtojmë se presidenti francez, Macron, do të vijë në Tiranë më 16 tetor për të marrë pjesë në takimin e Procesit të Berlinit dhe më 17 tetor do të zhvillojë vizitën bilaterale

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026