Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLGJ, kush janë gjyqtarët fitues

9 Tetor 2023 | 16:22

Asambleja e gjyqtarëve zgjodhi 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësorë, 1 nga radhët e gjykatave të apelit dhe 2 nga shkalla e parë. Zv/kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi theksoi se nga ky institucion duhet të këtë një reagim më të fortë ndaj sulmeve dhe kërcënimeve të gjyqtarëve.

Emiona Muçi, Gentiana Muçaj dhe Markelian Koça janë anëtarët më të rinj të Këshillit të lartë gjyqësor që do të mbajnë mandat 5 vjeçar. Në  asamblenë e përgjithshme të gjyqtarëve, ata u zgjodhën pas votimit të 236 magjistratëve si përfaqësues të gjykatave të apelit dhe shkallës së parë. Zv/kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi theksoi se nga ky institucion pritet më shumë mbështetje  dhe reagim më i fortë ndaj sulmeve mbi gjyqtarët.

 “Kërkohet të reagohet në mënyrë koherente ndaj sulmeve të padrejta, të shumta e të vazhdueshme deri edhe në kërcënime që u bëhen gjyqtarëve për shkak të funksionit”,-tha Sokol Sadushi, zv/kryetar i Gjykatës së Lartë.

Sadushi tërhoqi vëmendjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor duke i kërkuar emërimin e 40 magjistratëve të rinj pasi sistemi është në emergjencë. Anëtarët e rinj të KLGJ-së do ta  marrin detyrën në dhjetor, duke zëvendësuar Marçela Shehun ,Brikena Ukperajn dhe Dritan Hallunajn.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026