“Ky është vetëm fillimi”, Netanyahu: Hamasi do përballet me luftë të tmerrshme
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka folur për reagimin e vendit të tij ndaj sulmit më të keq në tokën e tij në dekada, tha se ky është vetëm fillimi i luftës.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Ai u tha zyrtarëve vizitorë nga Izraeli jugor, se “ajo që do të përjetojë Hamasi do të jetë e vështirë dhe e tmerrshme”.
“Ky është vetëm fillimi! Ne jemi të gjithë me ju dhe do t’i mposhtim ata me forcë, forcë të pamasë”.
Militantët e Hamasit hynë në qytete dhe komunitete në jug të Izraelit mëngjesin e së shtunës, teksa nga Gaza u lëshuan breshëri raketash në territorin e Izraelit.
Ky është sulmi më vdekjeprurës që Izraeli ka përjetuar në dekada.
Izraeli u kundërpërgjigj duke kryer sulme intensive ajrore në Rripin e Gazës, i cili që nga viti 2007 kontrollohet nga Hamasi.
Mbi 700 persona janë vrarë në Izrael që kur Hamasi nisi sulmet më 7 tetor. Ndërkaq, në Rripin e Gazës është raportuar se të paktën 560 persona janë vrarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve