Elbasan, taksistët ankohen se po i dëmton konkurrenca e pandershme

9 Tetor 2023 | 17:40

Dhjetëra taksistë të licencuar të automjeteve 4+1 në Elbasan, po i dëmton informaliteti edhe pse janë pagues të rregull të detyrimeve ndaj shtetit. Konkurrenca e targave të bardha po çon drejt falimentimit taksitë e licencuara.

Sefan Kurti, punon në këtë shërbim prej 22 vitesh, ai tregon se kurrë situate s’ka qenë më e vështirë se kaq. Elbasani ka rreth 100 taksi të ligjshme dhe një numër më të madh që e ofrojnë shërbimin ilegalisht.

“Ne hasim vështirësi shumë, gjithë ditën të rrish këtu 15, 16 orë dhe të bësh 3 rrugë 10 mijë lekë, kur 7 mijë lekë i do shteti nuk e di domethënë. Tirana ndryshon se ka makina elektrike po ne me naftë, ne mbaruam. Ne do të vazhdojmë kështu dhe muajin tjetër do ta pezulloj, mund të gjej ndonjë punë dhe do të largohem fare nga sistemi taksi. Më vjen keq te largohem sepse kam kaq vite që paguaj detyrime, kam nisur punë që kur detyrimet ishin 150 mijë lekë, sot janë 360,” – u shpreh Stefi Kurti, taksist.

Taksisti që prej më shumë se 2 dekadash ushtron këtë punë, tregon situatën në terren me të cilën përballet çdo ditë.

“Janë shumë taksi te verdha që nuk paguajnë detyrime, kanë targa. Unë çuditem i turret polici një fshatari me një pulë ose me një tufë sallatë nga mbrapa, kurse këtu rrinë gjithë ditën më targë të verdhe nuk paguajnë asnjë detyrim dhe vjen e rri krahë për krahë me ne. Janë mbi 20 taksi që rrinë këtu me mua dhe nuk paguajnë asgjë. Ne plasëm duke thënë, por bie në vesh të shurdhët,” – shtoi Kurti.

Vështirësitë i liston edhe Kryetari i Sindikatës së Taksistëve Elbasan, Florenc Muho, i cili vë theksin edhe tek ulja e numrit te qytetarëve që kërkojnë këtë shërbim.

“Kemi 3 orë që nuk lëvizim, mund të rrimë edhe gjysmë dite pa punë, është e përditshme kjo papunësi, nuk është një ditë. Është ulur jashtë mase, nuk kanë lekë ta paguajnë, kush do të marrë taksi, vetëm ndonjë klient që kemi, por edhe këto janë të rralla. Klientela është eleminuar pak a shumë. Sa i përket çmimeve ne jemi të detyruar të rrisim 100 lekë sepse nuk ja dalim dot,” – tha ai.

Një tjetër problem që hasin taksistët e licencuar të Elbasanit është përballja me policinë dhe gjobat kur dalin nga qyteti, kryesisht në kryeqytet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Check-up falas, Ministria: Jemi në proces të heqjes së kufirit mbi 70 vjeç

Kontrrolli mjeksor bazë apo siç njihet ndryshe check-up ende nuk ka nisur të ofrohet për personat mbi 70 vjeç. Programi i qeverisë ka parashikuar që...
14:37 | 06/06/2026

Ushqimi i pasigurt, OBSH: 1 në 9 persona në botë sëmuren nga ushqimi i kontaminuar

Gati 1 në 9 persona në botë sëmuret çdo vit nga ushqimi i kontaminuar, ndërsa mbi 1.5 milionë njerëz humbin jetën si pasojë e ushqimit...
14:31 | 06/06/2026

‘Zvërneci’, Rama sjell rastin portugez: Fia Formosa, revolucioni portugez i turizmit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat për Zvërnecin duke sjellë shembullin e Portugalisë dhe lagunës Ria Foromosa. Sipas Ramës, Ria Formosa një...
13:55 | 06/06/2026