Protestojnë taksistët në Shkodër: Të luftohet informaliteti

12 Shtator 2023 | 15:31

Informaliteti i shërbimit taksi në Shkodër ka ngritur në protestë dhjetëra drejtues taksish që funksionojnë sipas rregullave të përcaktuara, duke paguar taksa për vendin e qëndrimit, taksën e bashkisë, sigurimet dhe taksën e licencës periodike 1 herë në 5 vjet.

Të mbledhur para sheshit “Demokracia”, ata tregojnë se në këtë formë po dëmtohen pasi po paguajnë detyrimet, ndërkohë informaliteti i automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Shkodrës sa vjen dhe rritet.

“Ankesat tona janë të vazhdueshme ditë për ditë. Përshëndesin dhe kryetarin e ri të bashkisë që ka ardhur. Në qoftë se e di këtë ne më në hall s’kemi qenë asnjëherë. Paguajmë 10 mijë lekë taksa në ditë shtetit shqiptar. Informaliteti është në kulm. Deri tani kanë thanë jo i djathtë e jo i majtë, jo partia, ne s’na interesojnë partitë. As e majta, as e djathta. Na intereson që shteti të vijë, t’i dalë zot këtij vendi,” – u shpreh një taksist.

“Ne po kërkojmë të drejtat tona, nuk po kërkojmë më shumë histori, por deri tani nuk e ka marrë seriozisht këtë punë. Vijnë njerëzit duke kaluar rrugës i dalin përpara civilat si të jenë në Somali, vende dhe popuj,” – u shpreh një tjetër. ”

Protesta e kësaj të mërkure është e disata që ndodh nga taksistët e licencuar në Shkodër. Ata kërkojnë që autoritetet të luftojnë informalitetin. Deri më tani as një masë nuk është marrë për t’i ardhur në ndihmë atyre. Ata deklarojnë se paguajnë afro 150 mijë lekë taksa në vit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026