Ramush Haradinaj: Serbia ka kohë deri në 2024 për të njohur Kosovën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj shpjegoi në emisionin ‘Balkan Talks’ deklaratën e bërë disa ditë më parë se, nëse Bashkimi Evropian nuk i jep zgjidhje dialogut me Serbinë, do kërkojë referendum për bashkim me Shqipërinë.
Sipas z. Haradinaj, kjo deklaratë për të cilën mban përgjegjësi buron nga përvoja e tij qeverisëse kur përgatiti planin për 5 vite si president.
“Nëse forcat nuk arrijnë që të na ndihmojnë në lidhje me Serbinë, nuk na njohin pesë shtete të BE-së, atëherë do veproj në këtë mënyrë. Nuk jam konsultuar me askënd dhe nuk do presim pa kufij Serbinë”, – shprehet z. Haradinaj.
Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga z. Vuçiç dhe është e rrezikshme në sytë e ndërkombëtarëve.
“Me thënë të drejtën nuk është kështu siç ka thënë Vuçiç pasi po ndihmoj Kosovën dhe Serbinë, që ata të njohin dhe jo të na bllokojnë. Bashkimi me Serbinë do ndodhë nëse nuk na njohin si shtet. Në vitin 2024 do kërkoj referendum, nëse nuk ka ndodhur njohja”, – shprehet ish-kryeministri i Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe kanë qarkulluar dy variante, njëra është njohja e Kosovës dhe pastaj dialogu dhe tjetra dialog në fillim dhe pastaj njohje. Zoti Hardinaj tregon cilin variant preferon ai.
“Ne kemi qenë për dialog e pastaj njohje, por që nuk ka ndodhur. Tani duhet të ndodhë njohja, e cila është në tavolinë pasi kemi ecur goxha përpara”, – shprehet z. Haradinaj.
Kandidati për kandidat të Kosovës komentoi edhe deklaratat e z. Vuçiç teksa u shpreh se zgjidhja e problemeve në Ballkan me ushtri nuk është zgjidhje dhe ajo i përket të kaluarës, e cila ka shkaktuar tragjedi.
Në fund të intervistës gazetari Franko Egro u ndal dhe të lëshimi që duhet të bëjë Kosova që Serbia ta njohë. Sipas z. Haradinaj Kosova ka bërë lëshim duke hequr dorë nga bashkimi me Shqipërinë.
“Nuk e kemi të lehtë të pranojmë Serbinë se ka bërë gjenocid dhe ky është lëshimi jonë, nuk ka kthyer kufomat dhe s’ka thënë arsye për vdekjet në Serbi. Njohja është një lloj pajtimi”, – thotë Haradinaj për ‘Balkan Talks’.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital