Çifti izraelit, 3 ditë të izoluar: Kemi dalë vetëm 1 herë nga shtëpia për ushqime
Çifti izraelit Noam dhe Ahuva Ivri Adanani ndodhet në qytetin Sderot dhe shtëpia e tyre rreth 2 kilometra larg nga Gaza. Prej 3 ditësh ata janë izoluar për shkak të sulmeve të vazhdueshme që po përjeton Izraeli nga terroristët e Hamasit.
Noam është një izraelit me origjinë amerikane që jeton aty me gruan e tij dhe kanë përjetuar momente shumë të vështira që prej ditës së shtunë.
Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euroneës Albania ata treguan se për 3 ditë kanë ndenjur të izoluar për shkak të sulmeve të Hamas dhe kanë dalë vetëm 1 herë nga shtëpia për të blerë ushqime.
“Ka qenë një situatë e vështirë për ne, përgjatë këtyre ditëve vetëm 1 herë kemi dalë nga shtëpia për të blerë ushqime. Kemi qenë të izoluar për shkak të sulmeve të vazhdueshme. Kemi një dhomë sigurie në shtëpi dhe në rast të një alarmi futemi menjëherë. Jemi 3-4 km larg nga kufiri i Gazës, i dëgjojmë të shtënat dhe çfarë ndodh në Gaza. Kur dëgjojmë një shpërthim, kemi vetëm 15 sekonda që të shkojmë në dhomën e sigurisë, ndaj duhet të jemi gjithmonë në shtëpi që të shkojmë aty për të qenë të sigurt”, tregoi çifti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West