Tabaku: Pranë dakordësisë me PS për rezolutë të përbashkët me Kosovën
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve tha se PS dhe PD janë pranë dakordësisë për një rezolutë të përbashkët me Kosovën.
Ajo u shpreh se kjo rezolutë është një akt mbështetjeje ndaj qëndrimin zyrtar të qeverisë dhe parlamentit të Kosovës për atë çfarë ndodhi disa ditë më parë në Veri.
“Duke qenë se kjo do jetë një seancë e veçantë e parlamentit, deputetët të cilët janë përjashtuar duhet të ishin pjesë e seancës sepse çështja e Kosovës duhet të na bashkojë. Heqja e të drejtës së tyre për të marrë pjesë në seancë është e padrejtë. Nga informacionet e fundit, unë kuptoj që do kemi një dakordësi me tekstin e rezolutës dhe shpresoj që për këtë të mos ketë debat politik siç ndodh rëndom”, – tha Tabaku.
Një javë më parë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi, bëri me dije se kryetari i Komisionit të Jashtëm dhe nënkryetari i komisionit, do të punojnë në ditët në vijim për të unifikuar qëndrimin për një rezolutë ë përbashkët në parlament që dënon sulmin terrorist në Kosovë.
“Ju i keni parë të dy rezolutat dhe besojmë siç ramë dakord, të ulemi së bashku të unifikojmë një rezolutë të vetme. Dhe ata nuk do ta kenë të vështirë për ta unifikuar”, u shpreh Çuçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)