Trajneri çek: Mendoj se Çekia do fitojë 2-1 përballë Shqipërisë

12 Tetor 2023 | 09:28

Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë tifozët e futbollit sepse në mbrëmje luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Kjo ndeshje është shumë e komentuar për rëndësinë e saj lidhur me renditjen e të dyja skuadrave. Po ashtu është përfolur edhe për biletat, çmimin e tyre dhe faktin që u shitën për vetëm 3 orë duke mërzitur shumë tifozë që nuk mundën t’i siguronin.

Miroslav Fanta, trajneri çek i portierëve në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania bëri një parashikim për ndeshjen e sotme që sipas tij do fitohet nga Çekia me rezultatin 2-1.

“Ajo që mund të them si një fans i Çekisë është që do luajmë më mirë se në ndeshjen e shkuar në sulm dhe duhet të fitojmë, të bëjmë edhe hapin e fundit për të hyrë në Evropian. Pjesa më e fortë e jona është se kemi një ekip me eksperiencë të mirë dhe duhet ta menaxhojmë mirë situatën që kjo eksperiencë të vlejë edhe këtu. E kam të vështirë të parashikoj rezultatin se kam marrëdhënie shumë të mira me Shqipërinë ku kam punuar si trajner. Dua që Çekia të fitojë, por e kam në zemër edhe Shqipërinë. Me një barazim do isha i kënaqur. Por mendoj se Republika Çeke do fitojë 2-1 me Shqipërinë”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024