Rama: Agesioni në Kosovë i nguli thonjtë në fyt dialogut, kronikë e paralajmëruar
Kreu i qeverisë Edi Rama ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendin, në seancën e posaçme plenare që po zhvillohet për një rezolutë për sulmin në Veri të Kosovës.
Ai theksoi se agresoni serb në Veri i nxori thonjtë e krizës Kosovës dhe ia nguli në fyt dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai theksoi se ajo që ndodhi me 24 shtator ishte kronika e zezë e një vdekje të paralajmëruar.
“Kujt i drejtohet rezoluta që na u propozua , cilat parlamente të vendeve anëtare të NATO-së miratojnë rezoluta të tilla, drejtuar botës. Cilin planet duhet të kërkojë për ta përshtatur këtë kategori mocionesh me debat dhe me sherrnajë. Botës demokratike jo njëherë. Fatmirësisht për gjithë Shqipërinë, bota nga vijnë këto shkulme i përket një planeti tjetër, i cili ka marrë botërisht së fundmi dhe emrin e vet të vërtetë, “Non Grata”.
Në respekt të rregullores së Kuvendit do të zhvillojmë me mocion me debat. Agresioni i nxori sërish thonjtë e krizës veriut të Kosovës dhe ia nguli mu në fyt dialogut të Kosovës. Shfaqja e përgjakshme e hijes së përgjakshme të së shkuarës me armë dhe me uniforma ushtarake me frymën e ekstremizmit nacionalist serb, armatimet e trafikuar për sulm dhe thasët e financimeve kriminale në Veriun e Kosovës ishte si kronika e zezë e një vdekje të paralajmëruar”-tha Rama
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë