Rama: Propaganda e urrejtjes ndaj meje në Kosovë, marifet për përfitime politike

12 Tetor 2023 | 11:12

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në kuvend në seancën e posaçme për Kosovën e cilësoi të ulët nxitjen e urrejtjes ndaj tij në Kosovë për ta përdorur për qëllime tërësisht politike në Shqipëri.

Ai theksoi se qëndrimi i Shqipërisë ka qenë gjithmonë në mbështetje të Kosovës, ndërsa theksoi se edhe dalja kundër BE lidhur me atë që ndodhi në Kosovë nuk u bë për propagandë, siç ndodh në Prishtinën zyrtare.

“Shqipëria s’e ka luksin të luajë me dy porta, ku është halli andej dhe këtej kufirit? Për qametin e Shqipërisë që prej 10 vjetësh çfarë nuk lëshojnë nga goja halli është si të mos lihet rasti për të më sulmuar mua dhe PS me lloj-lloj shpifjesh, deformime të fjalëve e fakteve. Ja pse në Prishtinë e në Tiranë nga profile publike, politike apo false përmes rrjeteve sociale e portale u nxit menjëherë pas Banjskës furia gjoja patriotike e radhë kundër meje si vëllai i Vuçiçit. Ridoli rrufeshëm aktakuza e tradhtisë sime. Ishte e dhimbshme të shikojë të dy anët e kufirit dalje aq ashiqare në pah të synimit të ulët të keqshfrytëzimit të policit të vrarë, për të rritur mbështetjen elektorale, duke lëshuar në rrugë gjuhët më të përdala që të rentabilizohej revolta e shqiptarëve të Kosovës dhe për të ushqyer ndjenjat armiqësore ndaj meje. Por më e keqja, pa menduar për efektet përçarëse në bashkësinë shqiptare të këtyre marifeteve politike të radhës”, tha Rama.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare, deklaroi në emisionin “Review” me Greta Topjanën se krijimi i një partie politike nuk duhet të konsiderohet si qëllimi apo...
22:17 | 19/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet

Pasi qëndruan për rreth dy orë e gjysmë para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e rastit, ashtu si çdo natë tjetër, protestuesit kanë nisur marshimin në...
21:51 | 19/06/2026

Kikia: Protesta ka shënuar disa suksese

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews, vlerëson se protesta aktuale përballet me një sfidë të madhe në aspektin...
21:44 | 19/06/2026