Raklli zbulon çelsin e suksesit të Silvinjos, parashikimi për ndeshjen me Çekinë
Kuqezinjtë i kanë dhënë fund përgatitjeve në prag të përballjes me Çekinë, në kuadër të kualifikueseve drejt Euro 2024. Ata zbresin sot në Air Albania, me shpresën se do të mund të siguronin matematikisht një vend në finalet e kampionatit evropian.
I ftuar në Euronews Albania, legjenda e Kombëtares, Altin Raklli, tha se shpreson në një fitore të kuqezinjve me rezultatin 1-0.
Raklli tha se për performancën e treguar nga ekipi kombëtar është përgjegjës trajneri brazilian Silvinjo. Sipas tij, risia që Silvinjo ka sjellë në ekipin kombëtar është që luan me tre sulmues të cilët arrijnë dhe të mbrojnë.
“Ne po luajmë pothuajse me tre sulmues. Janë disa risi që trajneri i ka futur në ekipin kombëtar. Me tre sulmues që mendojnë dhe për mbrojtjen kjo është risia që ka sjellë Silvinjo. Po nuk funksionoi grupi nuk mund të ketë rezultate.
Unë në mendjen time jam pak a shumë si Silvinjo në raport me lojtarin, dua ta bëj lojtarin të më dojë mua si person në radhë të parë. Ta vlerësoj si njeri dhe pastaj t’i futem edhe në mendje dhe në psikologji. Kjo është psikologji që bën Silvinjo duke u folur duke i mbajtur afër, duke i shkuar dhe t’I vizitojë aty ku luajnë. Kjo është aftësia e trajnerit që i ka bërë lojtarët të besojnë por të luajnë dhe për trajnerin.
Kësaj here janë shumë ngrohtë, tehm se do ta fitojmë ndeshjen. Po jap një parashikim tim 1-0”, tha Raklli.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës