Avokati serb: Vuçiç po i bën presion BE-së me lidhjet me Iranin, Rusinë dhe Kinën
Avokati serb Cedomir Stjokoviç tha në një intervistë për Euronews Albania se presidenti serb Aleksandër Vuçiç po përpiqet t’i bëjë presion Bashkimit Europian duke e “kërcënuar” për lidhje të mundshme me Rusinë, Kinën dhe Iranin.
Sipas tij Vuçiç nuk duhet të dëgjohet më.
“Vetëm dy ditë më parë, ministri serb i Ekonomisë i bëri thirrje Iranit që të investojë më shumë në Serbi. E përsëris! Ministri i Ekonomisë i bën thirrje Republikës Islamike të Iranit që të investojë në Serbi në këtë moment gjeopolitik të vështirë, ndaj ajo që mund të shohim është se Vuçiç përpiqet të krijojë marrëdhënie me vendet e tjera, të forcojë autoritetin e tij dhe t’i bëjë të qartë Europës se nëse duan ta sanksionojnë për shkak të Banjskës, atëherë ai do t’i drejtohet Kinës dhe Iranit dhe në të njëjtën mënyrë do të bëhet bashkë me Rusinë dhe Vladimir Putin,” – u shpreh Stjokoviç.
LEXONI GJITHASHTU:
- Senatorja amerikane: Serbia të bashkëpunojë për hetimin e sulmit në Banjskë
- “Koha për kokën e okupatorit”- Kërcënohet me vdekje ambasadori amerikan në Serbi
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)