Pëllumb Xhufi: Shqiptarët popull i vjetër, s’kemi ndryshime të karakterit genetik

13 Tetor 2023 | 20:46

Historiani Pëllumb Xhufi ishte këtë të premte i ftuar në emisonin “Reviw” në Euronews Albania për të folur rreth prejardhjes së shqiptarëve.

Sipas tij shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër të Evropës të cilët nuk kanë ndryshime të karakterit genetik.

“Nga kërkimet që janë bërë, burimet fillojnë nga antikiteti, për ilirët dhe janë goxha të bollshme,  të dhëna ka edhe nga gërmimet, nga vëllezërit tanë arkeolog. Ata mund të ndërtojnë një fazë para historike të popullit shqiptar dhe arrihet deri në periudhën e paleolititi.

Nga ajo periudhë ka një vazhdimësi në periudhën e bakrit, të hekurit dhe me periudhat pasardhëse. Duhet pasur parasysh se zona jonë ka qenë nga zonat, ku të gjitha dyndjet e kanë synuar. Se kanë synuar detin e ngrohtë të Mesdheut.

Shqiptarët dalin nga këto analiza të fundit një nga popujt më të vjetër të Evropës dhe një nga popujt që kanë një vazhdimësi pa pasur tronditje të trungut, me prurje dhe më dhënie pa dyshim, por pa pasur ndryshime të karakterit genetik”,-tha Pëllumb Xhufi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026