Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe, plagoset 17-vjeçari afgan

14 Tetor 2023 | 17:11

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Malësi të Madhe ku një person ka mbetur i plagosur.

Në afërsi të stacionit hekurudhor, në fshatin Fermë, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta, 4 shtetas nga vendet e treta janë konfliktuar me disa shtetas ende të paidentifikuar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri, shtetasi afgan A. Z., 17 vjeç.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, po këqyrin zonën dhe po marrin në pyetje 3 shtetasit që ishin me 17-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për mjekim.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026