Kamberi: Shqipëria të luaj rol për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Deputeti shqiptar në Serbi Shaip Kamberi ka folur për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se Shqipëria duhet të luajë një rol, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, pasi Serbia I shikon si armiq.
Mes të tjerash ai nënvizoi se dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e shohin si një mekanizëm që mund të japë përgjigje për kërkesat e tyre për të drejtat e shqiptarëve.
“Pesimisti thonë është një optimist i informuar. Për shkak të rrethanave të Kosovës, shqiptarët në Luginë të Preshevës, konsiderohen si armiq dhe refuzojnë të gjithë kërkesat tona që i kemi paraqitur. BE dhe SHBA duhet të bëjnë një drejtësi më të madhe që Serbia të ndryshojë qasjen ndaj shqiptarëve. Këtu ne e shohim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si një mekanizëm që mund të japë përgjigje për kërkesat tona. Meqenëse kërkesat tona janë të lidhura me standardet e Këshillit të Europës, Shqipëria si shtet anëtar në mekanizmat ndërkombëtar do të duhet të luajë një rol më të madh në këtë drejtim. Ne po kërkojmë që Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës të ndërtojnë programe të veçanta shtetërore për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës