Berisha feston 79-vjetorin: Ndihem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë

15 Tetor 2023 | 11:24

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha feston sot 79-vjetorin e lindjes. Përmes një videomesazhi të publikuar në faqen e vet në Facebook Berisha shprehet se ndihet i motivuar në rrugën e tij, falë mbështetjes së familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Sot jam 79 vjeç. Nis kështu që vit tjetër në vjeshtën e bukur të jetës sime. Lavdi Zotit ndihem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë njëlloj si në fillimet e saj. Mirënjohje të pafundme Lilit, fëmijëve, familjarëve të mi që kanë sakrifikuar pa fund për mua. Mirënjohje të pakufishme, miqve, shokëve, bashkëpunëtorëve, mbështetësve që me miqësinë, bashkëpunimin, ndihmë e tyre fort të çmuar shndërruan në numra vitet e jetës sime”, shprehet Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026