EMRAT| GJKKO jep vendimin për 16 të akuzuarit e dosjes “Shpirti”

Inceneratori i Fierit
15 Tetor 2023 | 11:40

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për personat e dosjes “Shpirti” të gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Në total për 16 persona u firmosën 150 vite burg, por me gjykim të shkuartuar me 100 vite.

Aleks Memaj – 15/10 vjet

Saimir Kurti – 13/8 vjet e 8 muaj

Erind Hysomemaj – 12/8 vjet

Klajdi Ademi (Hysomemaj) – 12/8 vjet

Toni Kushi – 12/8 vjet

Mariglen Çaçi – 12/8 vjet

Aleksandër Neço – 12/8 vjet

Çezar Xhomemo – 3/2 vjet (lirim, ka mbyll dënimin)

Shkëlzen Kamberi – 12/8 vjet

Malton Lleshi – 12/8 vjet

Luan Zylyftari – I pafajshëm (kultivim natkotikësh & grup i strukturuar kriminal)

Artan Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg

Geri Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg

Erind Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg

Ilir Gaba – 8/5 vite e 4 muaj burg

Festim Lelaj – 3/2 vjet

Operacioni “Shpirti” u zhvillua 2 vite më parë, në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri.

Ishin 4 bashkëpunëtorët e drejtësisë që rrëfyen para autoriteteve italiane se si ishte bërë trafikimi i drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Si kokë të grupit konsideronin Ilirjan Duçellarin. Mes të arrestuarve kishte punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku.

Çështja për personat e tjerë që po gjykohen është ndarë për shkak se disa kanë shkuar me gjykim të zakonshëm dhe disa të tjerë është pushuar. “Shpirti” erdhi pas 2 operacioneve të mëparshme të koduar “Shefi” dhe “Kulmi” të zhvilluar në vitet 2018 dhe 2020.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026