”Rama nuk është argat i Vuçiç”, Xhaferaj: Doli nga Open Balkan që të ruante karrigen

15 Tetor 2023 | 11:57

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinad Xhaferaj tha në një intervistë për Euronews Albania se ndryshimi i vazhdueshëm i qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama në raport me Vuçiç është bërë vetëm për interesa të pushtetit të tij.

Sipas Xhaferajt, Rama e ndryshoi qasje ndaj Vuçiç, kur perëndimi u bind se ky i fundit nuk mund të largohej nga linja e Putin, dhe këtë e bëri vetëm për të ruajtur karrigen e vet.

“Rama me qëndrimet e tij në vijueshmëri nuk i ka shërbyer Vuçiçit, as Kosovës, po katërcipërisht karriges së tij. Nëse shikojmë qëndrimin e tij ndër vite, për sa vite që komuniteti ndërkombëtar kishin një farë politike përkëdhelëse ndaj Vuçiç që ta mbanin larg Putinit, mori flamurin e kësaj politike, dhe thoshte mos ta vëmë në pozitë të vështirë. Disa ditë para samitit të NATO, Vuçiç ia besoi shërbimet e sigurisë së vendit dy njerëzve të dekoruar nga Moska, aty Perëndimi mori mesazhin që Vuçiç nuk ndahet dot nga Moska dhe tërhoqi mbështetjen ndaj tij. Këtu kemi një Ramë tjetër, që u bë agresori më i madh, që doli nga Ballkani i Hapur dhe të gjitha këto nuk vijnë se është argati i Vuçiç, por i karriges së tij”, tha Xhaferaj.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë

Gazetari Genc Burimi ishte këtë të hënë i shtuar në Euronews Albania ku komentoi burgosjen e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro. Ai tha se shpreson...
19:55 | 25/03/2024

Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!

Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës. Jorgo Goro...
19:18 | 25/03/2024

“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump

Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nëse Donald Trump do të...
15:48 | 02/02/2024