Drejtori i Qendrës për Inovacion në Kosovë: Qeveria e re duhet të ketë fokus punësimin e të rinjve
Dy njohësit dhe ekspertët e ekonomisë së Kosovës, Arjan Zeka drejtori i Odës Amerikane Ekonomike në Kosovë dhe Uranik Begu drejtori i Qendrës për Inovacion në Kosovë, shprehen se vendi ka nevojë të fokusohet te një shtyllë e ekonomisë dhe të investojë te ajo dhe kështu të bëhet lider në rajon.
“Në fakt nuk dua të komentoj pozicionimin e partive politike. Parakusht për zhvillim ekonomike duhet të jetë zbatimi i ligjit. Duhen thithur investime nga jashtë. Fokus duhet të jetë dhe lufta kundër korrupsionit. Duhet investuar edhe për të rinjtë, për punësimin e tyre”, – thotë zoti Begu.
“Premtimet ambicioze gjatë fushatave nuk kanë pasur një sqarim më të detajuar për burimet e tyre. Nuk ka ndodhur asnjë investim apo të hapen shumë vende pune. Investimet nga diaspora nuk janë të mjaftueshme, por duhet edhe investime nga brenda”, – thotë z. Zeka.
Nga ana e tij, z. Begu tregon për Balkan Talks se çfarë fokusi ka institucioni që ai drejton.
“Fokusi ynë është që të krijohet një strukturë që ka fokus zhvillimin e teknologjisë. Ka nevojë për një profil ekonomik dhe Kosova të jetë lider në një fushë ekonomike. Mendoj që duhet të jetë fusha e zhvillimit teknologjik dhe IT-së”, – thotë drejtori i Inovacionit.
Ndërsa z. Zeka shprehet se duhet menduar për të rinjtë dhe punësimin e tyre nga qeveria e Kosovës.
“Do duhet të ishte fokus punësimi I të rinjve, por realiteti nga e kaluara tregon që mund të mos jetë kështu.
Ka një paradoks, që ende pa përfunduar zgjedhjet flitet për zgjedhjet e reja pas këtyre, nëse dështon zgjedhja e presidentit”, – thotë drejtori i Odës Amerikane.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital