“Albin Kurti me dy standarde”, Spahiu: Ka dhënë sinjale që s’do pranojë asociacionin
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë.
Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se ka burime që Kurti ka dhënë mesazhe se nuk do e pranojë asociacionin.
Më tej ai nënvizoi se Kurti po luan me dy standarde gjë që sipas tij është në dëm të Kosovës.
“Të gjithë burimet nga Berlini janë se Albin Kurti ka dhënë mesazhe se nuk do ta pranojë asociacionin. Ka dy rrugë ose do i mbash me dhunë serbët në Veri ose do bashkëjetosh me ta. Ne nuk na intereson një plan B i amerikanëve dhe i evropianëve.
Albin Kurti duhet patjetër të japë garancinë e bërjes së Asocacionit brenda kompetencave kushtetuese që ai mundohet ta shmangë. Pra loz me dy standarte. Nuk mund të ketë dy qasje, është vetëm një zgjidhje e cila duhet t’i hapë rrugë dialogut. Vuçiç po luan shah mat. Nëse nuk do hapet dialogu Kosova nuk do të përfitojë as nga fondet, as nga heqja e sanksioneve”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë