Izraeliti tregon dokumentin: Terroristët kishin harta me planin për të vrarë njerëz
Mësuesi izraelit David Barr foli në një intervistë për “Good morning Albanians” nga Kibbutz Alumim, një qytet agrikulturor që ndodhet pranë rripit të Gazës.
Ai tha se sulmuesit kishin harta me planin për të vrarë njerëz. Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak se ata janë hebrenj.
“Këto dokumente u gjetën nga trupat e sigurisë kur erdhi ushtria dhe më pas u dha leja për të nisur mbledhjen e trupave. Ata shihnin për çdo informacion që ata kishin, për çdo informacion që mund të gjenin, pra ata kontrolluan trupat sepse terroristët mund të kishin bomba, nuk e dinim. Ne jemi një vend demokratik, mund të kemi mosmarrëveshjet tona, por jemi duke folur gjuhë tjetër kur vjen puna te terrorizmi. Përpara 20 vitesh ne kishim punëtorë palestinezë këtu, në shtëpinë time, ishin miq. Që kur erdhi Hamasi në fuqi ne s’mund ta kishim këtë miqësi. Zemra ime derdh gjak për palestinezët që duhet të lënë shtëpitë e tyre tani,” – u shpreh Barr.
Jeta e tij ka ndryshuar që prej sulmit, i cili ka shkatërruar zonën dhe ka bërë që të ketë edhe shumë viktima, mes tyre edhe kunata e tij, nënë e 3 fëmijëve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina