Vuçiç niset për në Kinë, pjesëmarrës në forum dhe presidenti Putin
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe delegacioni i qeverisë së Serbisë, janë nisur këtë të hënë për në Kinë, ku do të marrin pjesë në Forumin e tretë “Belt and Road”, i cili fillon nesër në Pekin.
Presidenti i Serbisë deklaroi se vizita në Kinë është shumë e rëndësishme në momente që nuk janë aspak të lehta.
Vuçiç paralajmëroi takime dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme me Kinën, si dhe takime dypalëshe me presidentin kinez Xi Jinping dhe Ëang Hu Ning, “Kissingerin kinez”.
Kjo do të jetë dhe vizita e parë jashtë Rusisë që nga nisja e luftës, për Putin.
Putin do të marrë pjesë në Forumin “Brez dhe Rrugë” në Pekin më 17-18 tetor, udhëtimi i tij i parë jashtë ish-Bashkimit Sovjetik që prej marsit kur Gjykata Ndërkombëtare Penale me bazë në Hagë lëshoi një urdhër për të mbi dëbimin e fëmijëve nga Ukraina.
Kina dhe Rusia deklaruan një partneritet “pa kufij” në shkurt 2022 kur Putin vizitoi Pekinin vetëm disa ditë para se të dërgonte dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë, duke shkaktuar luftimin tokësor më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer