Sulmi në Bruksel, Macron nga Pallati i Brigadave: Europa jonë është e tronditur

16 Tetor 2023 | 22:27

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ndodhet në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare.

Mbrëmjen e së hënës në nder të tij u organizua një pritje në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij Macron e cilësoi shekullore miqësinë mes dy vendeve tona, ndërsa nuk la pa përmendur sulmin terrorist në Francë dhe atë në Belgjikë, që siç tha kanë tronditur Evropën.

“Gjendem këtu para jush ndërkohë që Franca u prek nga një sulm terrorist javën e kaluar, preku një profesor të frëngjishtes. Barbaria goditi përsëri, duke sulmuar ata që mësojnë këtë gjuhë, që prej  shekujsh shpërndan vlera, ndriçim, shpresë dhe juve e përmendët plotësisht këtu. Gjendem këtu para jush ku para disa minutash, Brukseli u godit nga një atentat terrorist që i mori jetën dy evropianëve. Evropa jonë është e tronditur. Kjo tregon evidencën e asaj që ju jeni, evropianë, me zemër, me kulturë për të ardhmen. Vizita e parë dypalësh e një presidenti francez në Shqipëri, është lumturi e madhe t’i përgjigjem ftesës tënde i dashur Edi. Miqësia mes dy popujve tanë është shekullore, ju e përmendet”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026