“Ditë e trishtë për Kosovën”, gazetari komenton mesazhin e Macron për vizat
Gazetari Bledian Koka ishte këtë të martë në një intervistë për Euronews Albania ku ka komentuar fjalën e mbajtur nga presidenti i Francës Emmanuel Macron në lidhje me vizat e Kosovës.
Ai gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama tha se “ E them me shumë qartësi; ne u kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet”.
Gazetari Koka tha se nuk është i habitur nga kjo deklaratë e Francës, por është për të ardhur keq që kjo deklaratë bëhet në Shqipëri, ndërsa e quajti këtë vendim si një “ngjarje dramatike për Kosovën”.
“Mendoj se kjo është një ditë e trishtë për Kosovën. Është një ngjarje realisht dramatike, është një akt që nuk bën shumë sens, aq më tepër që ky vendim vjen fiks gati 20 ditë nga akti terrorist i forcave paramilitare serbe, të mbështetura qartazi nga Serbia për të sulmuar dhe për të vrarë një oficer të policisë në krye të detyrës në territorin e Kosovës. Unë në një farë mënyre nuk habitem shumë na ajo që bën Franca. Ajo që habitem e më vjen keq është që kjo gjë ndodh në republikën e Shqipërisë”, -tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet