Kreshnik Spahiu: Macron e quajti Albin Kurtin “besprerë”, ishte shumë e rëndë
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në “Now me Erla Mëhillin” deklaratën e Emmanuel Macron në Shqipëri i cili kërcënoi se do të pezullojë vizat për Kosovën dhe Serbinë.
Sipas tij ishte shumë e rëndë që ai e quajti Albin Kurtin besprerë. Presidenti francez u shpreh se as Kosova, as Serbia nuk po mbanin fjalën dhe kjo do t’i detyronte edhe ata mos ta mbanin fjalën e tyre.
“Mospartneriteti serioz i Albin Kurtit po i jep mundësi Vuçiçit të forcojë pozitat e veta politike brenda Beogradit dhe më gjerë te serbët në Ballkan, por edhe te kundërshtarët e perëndimit. Pra, sot Vuçiçi ishte në Pekin dhe ishte sot me kreun e Pekinit dhe të Moskës. Nga ana tjetër ne duhet të kuptojmë një gjë, që Perëndimi nuk do të heqë dorë nga Serbia, sepse e ka të domosdoshme të përdorë të gjitha mjetet për ta shkëputur Serbinë, e cila gjeografikisht është në Europë, nga Rusia, dhe do përdorë të gjitha mjetet. Në taktikat e saj nuk duhet të ketë pengesë Prishtinën, të cilën e ka krijesën e vet,” – u shpreh Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet