Pse ka zero komunikim Rama-Kurti? Deputeti i PS: Zjarri që mund të djegë gjithçka
Deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj ishte mbrëmjen e kësaj të hëne i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth mbarëvajtjes së Samitit të Procesit të Berlinit, i cili u mbajt për herë të parë në Tiranë.
Ndër çështjet e diskutuara në studio ishte edhe marrëdhënia mes dy kryeministrave shqiptar Rama dhe Kurti. Xhafaj tha se nuk është e vërtetë se mes dy kryeministrave nuk ka komunikim, por ai tha se shpesh për hir të politikës së brendshme përdoret politika e jashtme, duke i ndezur kështu siç u shpreh ai “një zjarr i cili mund të djegë gjithçka”.
“Ky është presupozim që ju po bëni që ka zero komunikim mes Ramës edhe Kurtit. Kryeministri i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë sigurisht që kanë kanale komunikimi edhe kur komunikimi është i vështirë. Çështja është se për efekte politike të brendshme si në Shqipëri edhe në Kosovë konsumohet politikë e jashtme, pra në një farë mënyrë i hidhet vajguri një zjarri i cili mund të djegë gjithçka. Politika e jashtme e Shqipërisë është në këto momente në kulmin e fuqive të saj diplomatike, por nuk ka kërkuar asnjëherë të ndërhyjë”,-tha Etjen Xhafaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sulmi në Bruksel, Macron nga Pallati i Brigadave: Europa jonë është e tronditur
- E quajti Ramën “babai i kombit”, kryeministri i Malit të Zi zbulon arsyen
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë