Altin Dumani: Na duhen ndihmës prokurorë në SPAK
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Integrimit, kreu i SPAK, Altin Dumani tha se një gjë që do e ndihmonte Prokurorinë e Posaçme do të ishte miratimi i ndryshimeve në paketën ligjore dhe pasja e ndihmës prokurorëve.
Ai tha se këta të fundit do i lehtësonin punën prokurorëve për të përgatitur më shpejt çështjet të cilat do dalin para gjykatës.
“Një gjë që do të na ndihmonte është miratimi i ndryshimeve në paketën ligjore dhe pasja e ndihmësve për prokurorët e prokurorisë së posaçme pasi ndihmësi mund të ndihmojë prokurorin sidomos në përgatitjen e prokurororëve të prokurorisë së posaçme për përfaqësimin e çështjeve në gjykatën e apelit, apo edhe në gjykatën e lartë, pasi siç ju e dini ne përfaqësojmë çështje edhe në Gjykatën e Apelit edhe në Gjykayën e Lartë.
Patjetër ndihmësi nuk mund të ketë akses gjatë fazës së hetimit, pasi ai është sekret dhe subjektet procedurale që mund të njihen me akte dhe me prova gjatë periudhës së hetimit, janë të përcaktuara qartësisht në kodin e procedurës penale dhe ndihmësi nuk mund të njihet, por pasja e ndihmësit e ndihmon prokurorin për përgatitjen e çështjeve për përfaqësimin sa më dinjitoz”,-tha Altin Dumani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur