Izraelitja: Pse besojnë Hamasin? S’vdiqën 500 persona në spital, por disa dhjetëra
Shoshana Keats Jaskoll, aktiviste për të drejtat e njeriut ishte mëngjesin e kësaj të enjteje e ftuar në një intervistë për “Good Morning Albanians”, për të folur për situatën mes vendit të saj e Palestinës ku tashmë prej ditësh po shënohen me qindra viktima.
Sipas saj, pas sulmit të bërë në spitalin e Gazës ku u raportuan qindra viktima bota po mban anën e Hamasit. Ministria e Shëndetësisë në Izrael raportoi se në spital janë vrarë mbi 500 persona nga raketat, por sipas aktivistet, kjo e dhënë ka dalë nga Hamasi. Ajo petendon se viktima kanë qenë disa dhjetra dhe ata nuk janë vrarë nga raketat Izraelite, por janë vrarë nga Hamasi.
“Shikoj imazhet që ju keni nga Gaza dhe unë e kuptoj se çfarë ju po thoni. Por kur diçka e tillë ndodh, e gjitha bota beson Hamasin. Ata thanë se 500 persona u vranë nga raketat izraelite e më pas pati protesta të ndryshme në ambasadë dhe në fund e di ça doli? Doli që raketat që sulmuan fëmijët tanë ishin të njëjtat raketa që sulmuan spitalin, diçka e tmerrshme. Nuk ishin 500 veta që vdiqën, por disa dhjetëra dhe prap bota vazhdon të besojë se çfarë thotë Hamasi. Unë po them pse media po e mbështet Hamasin, pse media dëgjon çfarë thotë Hamasi, ata janë terroristë të pastër”,-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal