U përjashtua për 10 ditë, Berisha: Parlamenti është fiktiv, fillim i ri për opozitën

19 Tetor 2023 | 12:31

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur për mediat pas përjashtimit të tij për 10 ditë nga Parlamenti.

Ky vendim u morr nga komisioni i Etikës, pasi ai dhe 26 deputetë të tjerë të opozitës bllokuan foltoren, duke e bërë të pamundur zhvillimin e seancës parlamentare ditën e sotme.

“Kjo ditë shënon një fillim të ri për opozitën, shënon fillimin e qëndresës së saj me të gjitha format e një beteje deri te mosbindja civile, forma të ndryshe të grevave dhe të protestave të cilat duhet të rikthejnë parlamentarizmin dhe votën e lirë për shqiptarët.

Ky parlament është fiktiv, opozita në parlament është fiktive, 6 komisione hetimore parlamentare janë refuzuar në shkelje flagrante, pasi të gjitha të çojnë te Edi Rama”,-tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026