Atmosfera në Partizani-Tirana, klasikja numër 171 në kampionat
Partizani dhe Tirana përballen për herë të 171 me njëra-tjetrën në derbin e kryeqytetit, që padyshim është ndër më të veçantët në historinë e këtyre skuadrave. Për koicidencë asnjëra prej tyre nuk ka trajner, me bardheblutë të cilët shkarkuan Orges Shehin, teknikun më jetëgjatë të tyre, ndërsa në kampin e kuq, Zekic zgjodhi t’i bashkohej Osijek, duke braktisur skuadrën në prag të eventit më decisiv.
Ekipet drejtohen respektivisht nga Ahmataj tek Tirana dhe Abilaliaj tek kampionët në fuqi, i cili mban njëkohësisht dhe rolin e drejtorit sportiv. Statistikat flasin në favor të Partizanit, skuadër e cila ka investuar shumë për tu kthyer tek titulli, por edhe në përballjet derbi është me shifra më pozitive. Duke llogaritur këtu të 3 kompeticionet, të kuqtë kanë 78 fitore, 60 bardheblutë, ndërsa 61 sfida janë ndarë në barazim.
Rivaliteti nisi në vitin 1947 ku regjistrohet dhe sfida e parë mes Tiranës e Partizanit e fituar nga të kuqtë 2-4, ndërsa në përballjen tjetër ishin sërish demat që morën fitore tenistike 8-0 ndaj klubit bardheblu. Krahas fushës, spektakël prodhojnë dhe skuadrat në shkallët e stadiumit, aty ku mijëra tifozë janë në mbështetje të ekipit të zemrës. Derbi numër 17 në Superligë ishte planifikuar të luhej në javën e 6 e konkretisht më 26 shtator, por u mor vendimi që kjo ndeshje të luhet pasditen e 19 tetorit, kjo për tu dhënë mundësi tifozerive të mbushin stadiumin, e njëkohësisht skuadrave të mbushin arkat.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi